Momenti i shpërthimit të një karburanti në Bosnje, humbi jetën një person

365
Sigal

Në internet është publikuar videoja e momentit, të shpërthimit të fuqishëm të një pompe të karburanteve në fshatin Shepak përgjatë vijës kufitare të Bosnjës e Hercegovinës, ku humbi jetën një person.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ndodh shpërthimi i fuqishëm dhe zjarri i madh përfshin veturat që ishin në lëvizje.

Siç raportojnë mediat lokale, në shpërthim kanë humbur jetën një shtetas i Serbisë, Z.A. 49-vjeç nga Loznica si dhe disa tjerë janë lënduar.