Tragjike në Vlorë/ Djali i vë flakën makinës së nënës

384
Sigal

Zbardhet ngjarja e ndodhur në zonën e Skelës ku u dogj plotësisht një automjet.

Ditën e djeshme, në zonën e skelës, automjeti tip Renault Clio, në pronësi të shtetases A.K,  u përfshi nga flakët dhe për pasojë u dogj  plotësisht.

Menjëherë policia filloi hetimet në lidhje me rastin, ku nga hetimet dhe provat e grumbulluara, u bë zbulimi, identifikimi dhe kapja e autorit duke vendosur para përgjegjësisë penale shtetasin:

K. K., 23 vjeç, banues në Vlorë, i biri i shtetases A.K (pronares së mjetit).

Specialistët e hetimit të krimit kanë zbuluar se ky shtetas i ka vënë zjarrin mjetit të nënës së tij, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.