Kylie Jenner do të ju lë pa mend me dukjet për Halloween

427

Një lepurushe dhe një sirenë seksi janë kostumet që miliarderja Kyle Jenner ka zgjedhur të veshë për t’u maskuar për festat e Halloween.

Sigal

Festa e Halloween edhe këtë vit ka sjellë maskime të shumta e ka shfaqur kreativitetin e njerëzve në festat që kanë organizuar, madje thuajse nga fillimi i vitit.

Ata që kanë marrë më së shumti vëmendjen ishin padyshim personazhet e njohur për publikun, shkruan Gazeta Express.

Edhe miliarderja Kylie Jenner ka dhënë gjithçka nga vetja për t’u dukur sa më interesante.

Kylie, sigurisht, edhe këtë herë ka vendosur t’i vë në pahb asetet e saj dhe format seksi të trupit.

Në kostumin e parë ajo shfaqet si një lepurushe tërheqëse në kostumin bardhë e zi.

Ndërsa për dukjen e dytë, Kylie shfaqet bombastike e veshur si sirena Ariel, me flokë dhe gjithçka tjetër.

Bukuroshja ka bërë postime ku shfaqet shumë provokuese n dërsa ka marrë komente dhe miliona pëlqime.