Kris Jenner flet për herë të parë rreth divorcit Kim-Kanye

267
Sigal

Kris vendosi të flasë për divorcin e Kim dhe Kanye-s para se këta të fundit ta bënin vetë të parët. Në fjalën e saj gjatë “The Kyle & Jackie O Show”, Kris Jenner tha se pavarësisht të gjithave gjithçka kërkon është lumturia e fëmijëve.

“Mendoj se do të jetë e vështirë gjithmonë, duke qenë se janë shumë fëmijë në mes. E mira e familjes sonë është që jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin duke dhënë dashuri dhe mbështetje. Gjithçka dua tani është që ata fëmijë të jenë të lumtur. Ky është qëllimi ynë.”

E pyetur nëse do të ketë diçka nga divorci në sezonin final të “KUWTK”, Kris tha se diçka mund të presim ndonëse as ajo vetë se ka parë finalen.

“Kim donta ta përballonte sipas mënyrës së saj, me familjen e saj, në kohën e duhur. Prandaj mendoj se i gjithë ky proces i përket asaj dhe kur të ndjejë diçka për të thënë, do ta thotë.”- përfundoi Kris.

Kim dhe Kanye u ndanë zyrtarisht në shkurt të këtij viti pas 6 vitesh martesë. Asnjëri prej të dyve nuk ka thënë asgjë rreth ndarjes, por burime për Variety thonë se aktualisht Kim është duke kërkuar kujdestarinë e 4 fëmijëve të saj: vajzës 7-vjeçare North, Saint, 5-vjeç, Chicago 3-vjeç dhe bebushit Psalm 1-vjeç.