Vlorë, momenti kur policia shoqëron gruan e viktimës, po hetohet edhe për vrasje

329
Sigal

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e raportuar sot në Vlorë, ku shtetasja Valbona Prenga mbante të vdekur në banesë bashkëshortin e saj, Llazar Prenga, prej disa ditësh.

Një nga pistat e ngjarjes është edhe vrasja. Policia ka shoqëruar gruan dhe po e merr në pyetje për ngjarjen. Siç u tha më herët, ka dyshime që Valbona Prenga është me probleme mendore.

Pikërisht për këtë, dyshohet se ajo mund ta ketë vrarë të shoqin për shkak të sëmundjes së saj mendore.

Ndërkohë, pritet që trupit të viktimës t’i bëhet autopsia për të zbuluar të vërtetën. Kujtojmë se ngjarja ishte raportuar nga fqinjët, të cilët kishin njoftuar policinë.

Kjo e fundit ka shkuar sot në banesë, por gruaja nuk iu ka hapur derën.

Për këtë, efektivët kanë shqyer derën dhe janë futur brenda, duke marrë trupin e pajetë të Llazar Prengës.