Kida shfaqet në super formë, paralajmëron një surprizë për fansat

322
Sigal

“Paranoja-Pishman” ishte projekti më i fundit i Kidës, që e bëri bashkë me Mozzik pas kaq vitesh. Kënga rezultoi mjaft e suksesshme, duke tejkaluar shifrën e 30 milion klikimeve në Youtube, dhe duke u renditur në listën e më të dëgjuarave.

Ndërkohë, artistja pritet të sjellë projektin e ri që mban titullin “Edhe sa”. Klipi është xhiruar dhe pritet që së shpejti të publikohet. Në këtë projekt, Kida vjen krejt ndryshe pasi siç shihet edhe nga fotot që ka ndarë në rrjete sociale, ajo shfaqet me flokët bjonde.

Kida ka publikuar së fundmi disa imazhe, dhe ku duket si gjithmonë mjaft tërheqëse. Teksa pozon nga pishina, këngëtarja shfaqet e veshur më një bodysuit që i nxjerr në pah format perfekte trupore.

“Kam një surprizë për ju”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit. Ndërkohë, nuk kanë munguar as komentet e shumta të ndjekësve, të cilët po presin me padurim projektin e ri.