Kështu nuk e keni parë asnjëherë Beyonce-n…

473
Sigal

Gjithmonë në skenë na është shfaqur perfekte, jo vetëm në këndim por edhe me linjat e saj trupore. Fjalën e kemi për Beyonce e cila është tashmë e tre fëmijëve por edhe pas shtatzënive ia ka dalë mbanë të ketë sërish në formë trupin e saj.  Nëpërmjet dietave strikte dhe palestrës intensive, këngëtarja është prezantuar në publik gjithmonë në formë perfekte.

Por me fotot e publikuara së fundmi nga “Daily Mail” këngëtarja shfaqet e transformuar, duke i vënë të gjithë në dyshim për trupin e saj. Beyonce është kapur mat nga paparacët teksa po dilte nga shtëpia e saj në Los Angeles së bashku me vajzën e saj, Blue Ivy dhe në sy bien kilet e tepërta të saj, sidomos në pjesën e barkut.