Sigal

TIRANE –

Ditën e sotme në emision “Chic”  janë të ftuar dy emra të njohur të artit shqiptar, pikërisht nga fusha e baletit. Pra bëhet fjalë për Enada Hoxhën dhe Gerd Vason dy prim balerinë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Enada tashmë është dhe udhëheqësja artistike e këtij teatri.
Ata janë prezantuar së fundmi me një verë shumë të rëndësishme të dy si koreograf të “Liqenit të Mjelmave” të Çajkovskit.
Pikërisht me këtë shfaqje në mes të verës ata janë shumë të angazhuar dhe janë shkëputur për pak minuta për të treguar më shumë detaje dhe eksperienca të ndryshme personale në emision “Chic” . Ata janë padyshim një ndër çiftet më të shquar të baletit shqiptar me eksperienca gjithashtu ndërkombëtare.
“Liqeni i Mjellmave” kryevepra klasike vjen në një koncept të ri koreografik nga Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. Hoxha ka zhvendosur ngjarjet nga 1800-a në Amerikën e viteve ‘40-‘50. Koreografja thotë se baza klasike është ruajtur, por fundi i mjellmës nuk është vdekja e saj, por triumfi i dashurisë.

“Liqeni i Mjelmave” një ndër veprat më të famshme të repertorit botëror vjen edhe njëherë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe pikërisht në Pallatin e Kongreseve.
Enada: Kur bëhet një vepër dhe mbi të gjitha kur është vepra jote do të kurohet deri në fund. Edhe pse premiera vitin e kaluar u kompletua e tëra në ndriçim, skenografi, kostumografi sigurisht që kur rivihet e do atë përkujdesjen si prindi për fëmijën , në këtë rast ne për veprën tonë. Para se të na shkëpusnit ju ne po merreshim me ndriçimin.
Këtë herë ju nuk do të jeni interpretë në skenë, keni qenë herën e parë. Burrë e grua koreograf çfarë do të thotë në skenë? Duke qenë se ke qenë një jetë balerinë e parë të shohësh dhe të ndërtosh në skenë atë që ti do të dojë të vinte sic e mendon brenda eksperiencës tënde personale. Ndoshta kjo është kërkim për përfeksion?
Enada: Sigurisht, nuk është e vështirë të punosh dhe të bësh koreografi së bashku sepse sigurisht që ne ndajmë mendimet e për më tepër në një vepër të tillë kemi pasur hapësirën për të rikrijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Gerti për mua është një mbështetje e jashtëzakonshme, pa prezencën e tij nuk do të merrja guximin për të punuar këtë vepër të madhe.
Pjesa më e madhe e Gertit ka qenë pjesa e parë dhe e katërt kur janë djem dhe vajza që kërcejnë vallet tipike, kurse me aktin e dytë jam marr vetë sepse ka qenë një akt që punoja vetëm me goca. Aty më la të lirë të veproja si të doja, ndërsa unë hera herës edhe i kam dhënë ndonjë mendim.
Gerdi: Vepra të tilla të mëdha kanë gjithmonë nevojë për mbështetje për bashkëpunim. Edhe në qoftë se një person nis një vepër i vetëm gjithmonë merr asistentë. Po ashtu edhe pjesa e të kërcyerit. Është bukur të kërcesh diçka tënden por akoma dhe më bukur kur shikon një vepër tënden të madhe të mbështetur nga shumë njerëz që realizohet në mënyrë shumë të bukur e pritet shumë mirë nga publiku.

 

Gerdi kam një pyetje nga ana teknike. Duke qenë se është një pjesë e vënë e rivënë shumë herë në botë sigurisht të lë por edhe nuk të lë të bësh ndryshime në boshtin e saj. Ku qëndron e veçanta?
Edhe në filmin e famshëm ajo është moderne, duke kaluar edhe në akstrakte dhe se jeta e një balerine nuk është aq e tmerrshme, aq në ekstrem sa bëhet në film.
Unë e kam pyetur Enadën kaq shumë luftoni ju brenda llojit, vërtetë bëhet fjalë për të mbijetuar?
Gerdi: Luftë dhe ambicie ka si në çdo profesion, sidomos në art është disi e theksuar por në film është pak ekstreme. Shumë njerëz e njohin si një vepër tepër klasike shumë të pastër, por ne e kemi sjellë ndryshe. Kjo është një vepër e tillë që të jep mundësinë të eksperimentosh.
Enada: Jo pa shkas kjo vepër ka ardhur në vitet 40’ dhe 50’. Prej kohësh kam dashur një bëj një shfaqje të tillë për sa i përket stilit. Unë e kam ëndërr atë epokë. Teksa mendoja thashë me “Liqenin” mund të eksperimentosh e ta sjellësh pikërisht në atë epokë. Sigurisht do të doja shumë ndryshe edhe skenografinë dhe të gjitha por mundësitë janë të tilla që nuk mundesh. Megjithatë ajo ka ardhur ashtu sic unë e kisha imagjinuar, ndoshta në të ardhmen do të doja ta pasuroja në kostumografi në një formë tjetër. Ndoshta në të ardhmen do ta rivë në kushte të tjera sepse do të më pëlqente që hera herës të vinte me ndonjë risi edhe pse vepra është gjithmonë e njëjta siç ndodh edhe jashtë shtetit.
Gerdi: Ne bazohemi edhe te mundësia e njerëzve që kemi, kapaciteti i trupës. Në botë ka trupa me 80-90 kërcimtar, skenat ndryshe, investimi, kostumografia dhe buxheti janë shumë të mëdha se tek ne. Por sërish jemi shumë të kënaqur, kemi pasur një mbështetje të jashtëzakonshme nga stafi drejtues i Teatrit të Operas e Baletit.
Duke folur pak për ju, në një moment kur të gjithë mendojnë se ku do të shkojnë këtë fundjavë ju vrisni mendjen si do të dalë shfaqja në skenë?
Enada: Ne e dimë që nuk është sezoni i duhur për të dhënë shfaqje sepse shumë njerëz ikin me pushime por mendoj që jeta e një artisti si këtu edhe në botë është të punojë deri në fund të muajit gusht të argëtoj publikun. Në do të punojmë me këtë vepër deri në fund të muajit korrik dhe pushimet i kemi lënë në gusht.
Gerdi: Dhe kjo varet sepse mund të na dalë ndonjë projekt i ri dhe do të na duhet të rikthehemi shumë shpejt në punë.
Por pas gjithë këtyre impenjimeve artistike ku e gjeni kohën për djalin apo për gjëra të tjera?
Gerdi: Në shtëpi nuk është se diskutohen muhabetet e punës, ose të merremi me punën sepse puna mbetet në punë dhe gjithmonë kështu ka qenë. Brenda mundësive merremi edhe me djalin, dalim. Djalin e çojmë të merret edhe me sport por në periudha të caktuara të ngarkuara shumë, pjesa më e madhe i bie mamasë të merret me djalin.
Vazhdoni të jetoni me prindërit?
Enada: Po, po sigurisht!
Mendoja që pas një karriere kaq të gjatë do të ishit bëra bosa? Mendoja t’ju shihja me ndonjë supervilë.
Gerdi: Në Shqipëri ndodh e kundërta me artistët.
Enada: Pasuria jonë më e madhe është ajo shpirtërore që ne e kemi marrë pas çdo premiere. Kënaqësia është kur ti ecën rrugës dhe njerëzit të shikojnë me admirim dhe të thonë një fjalë të mirë. Kjo është pasuria jonë e madhe.
A ia ka vlejtur sakrifica e gjithë këtyre viteve?
Gerdi: Te jemi realistë, për diçka që e ke dashur gjithmonë e kë pasur pasion, normalisht nuk mund të kthehesh pas e të thuash “ç’desha unë që u bëra kështu”, jo. Ndoshta mund të themi që dëshira ishte shumë e madhe por fati është ky, të jetojmë këtu, të rritemi këtu dhe të shpresojmë për më mirë. Mendoj që kjo periudha e tranzicionit ka qenë me etapa në zhvillimin e artit tonë, pa pasur momente kur kemi pasur mundësi shumë të mira ka pasur momente kur vështirësitë kanë qenë shumë të mëdha. Mendoj tani që gjërat janë disi të vështira por të shpresojmë në një ringritje dhe në një mbështetje më të madhe për artin në Shqipëri.

Ti Enada i ke prekrr skenat ndërkombëtare, ke akoma bashkëpunime, të vjen keq ndonjëherë që nuk vendose përfundimisht të largohesh nga Shqipëria dhe të vazhdosh karrierën atje?
Enada: E kam menduar shumë herë, unë e kam pasur mundësinë të qëndroja teksa studioja atje por gjithmonë të themi një shkas kanë qenë prindërit tanë, të cilat kanë dashur të na kishin pranë. Që në momentin që në filluam të punonim bashkë ishte një periudhë e artë e teatrit dhe ne u ndjemë të vlerësuar dhe në pozicionin më të mirë. të jem e sinqertë do të doja shumë të isha akoma jashtë, të punoja dhe të performoja jashtë, atje ndryshon çdo gjë. Atje vlerësohesh që në momentin e parë që shkel dhe punojnë të tjerët për ty, ti je muza e një koreografi.
Për ta mbyllur, ku do të shkoni me pushime?
Po pyet sepse nuk kemi vendosur. Unë kam vendosur diçka në mendjen time akoma nuk kemi diçka konkrete sepse nuk dimë kur do i marrim pushimet. Nuk kemi një datë të caktuar.