Këngëtarja shqiptare rrëmben vëmendjen në javën e modës në Paris

492
Sigal

Prej datës 23 në Paris ka nisur Java e Modës.

Personazhe të njohur nga e gjithë bota janë mbledhur aty për të parë pasarelat e modës.

Pjesë e tyre është bërë edhe Era Istrefi, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj.

Si gjithmonë plot stil, këngëtarja është shfaqur e veshur me të zeza dhe në kokë mban një kordele të madhe me gurë.

Kujtojmë se kjo nuk është e vetmja arsye përse Era ndodhet në Paris, pasi pak ditë më parë u pa në një studio muzikore aty.

Pak ditë më parë ajo hodhi në treg edhe këngën me titull “Let’s get married”.