Këngëtarja shqiptare i kthehet “dashurisë” së parë: Isha 10 vjeç, por jeta s’të lë

329
Sigal

Këngëtarja e spikatur për vokalin e saj Mariza Ikonomi, i është rikthyer dashurisë së saj për radion.

Tashmë, ajo ka një emision të vetin të quajtur “Mariza Shoë”.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja përmes disa fotove të publikuara në Instagram, ku shfaqet në Radion e Televizionit Shqiptar.

Mariza tregon se ishte vetëm 10 vjeç kur preku magjinë e radios për herë të parë.

“Jam shumë e kënaqur që rikthehem aty ku gjithçka nisi në një moshë fare të vogël.

Isha vetëm 10 vjeç kur preka magjinë e radios dhe televizionit për herë të parë por jeta s’të lë fëmijë dhe ja ku jam sot për të nisur bashkë me ju këtë udhëtim të bukur mes programit “Mariza Show”, shkruan ajo krahas fotove.