Breshër sa një top ping pong-u, dëmtohen pemët frutore në Konispol

443
Sigal

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa prej qyteteve në vend.

Por ndryshe ka qenë situata në Bashkinë e Konispolit, ku ka rënë shumë breshër, madhësia e të cilit krahasohet me një top ping pong-u.

Kryetari i Bashkisë, Shuaip Beqiri bën me dije se breshëri ka dëmtuar pemët frutore.

Nga verifikimi paraprak nga grupet e punës në terren ka rezultuar se 30 % e prodhimit në agrume, mandarina e portokalle është dëmtuar, ndërkohë që dëmtimi tek ullinjtë është edhe më i madh.