Këngëtarja e njohur bëhet nostalgjike, kujton fillimet e karrierës me videon epike: ‘Nuk e harroj atë ditë me shi…’

483
Sigal

Këngëtarja e njohur Bleona Qereti që prej shumë vitesh vazhdon të mbetet një ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.

Që në moshë të vogël, këngëtarja është bërë njësh me skenën, duke marrë pjesë në festival të ndryshme.

Këtë të hënë, janë bërë plot 25 vite, kur Bleona, vetëm 14 vjeç, fitoi konkursin për të marrë pjesë në festivalin e dhjetorit.

Në kuadër të këtij përvjetori, këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa ndër këngët e saj më të bukura dhe është shprehur se 25 Nëntorin e vitit 1995 nuk do ta harrojë kurrë.

Është një datë e cila do të ngelet përgjithmonë në memorien time. Kanë kaluar 25 vite që atëherë, por unë nuk e harroj atë ditë me shi që prisja para televizionit për të marrë rezultatin e konkursit. Babai im Nazmi Qereti mundohej të më fuste në çadër që të mos lagesha, por unë nga ankthi dhe emocionet nuk ndjeja asnjë pikë shiu që më binte në fytyrë, derisa Selim Ishmaku doli poshtë televizionit dhe na tha: ‘Ne si juri mendojmë që Bleona duhet të këndojë në festival’ – nuk arrija të ndaja lotët nga pikat e shiut….. isha 14 vjeç dhe pjesëmarrësja më e re në festival”, ka shkruar Bleona krahas postimit të saj.