E rëndë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

430
Sigal

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore në aksin Manëz-Maminas

Nga njoftimet paraprake mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësor.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes, për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Sipas njoftimeve më të fundit viktima është një 80 vjeçar.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat ndërsa viktima mbetet ende i paidentifikuar.