Këngëtarja e famshme goditet me fishekzjarre drejt fytyrës, zbulon si është gjendja e saj

38
Sigal

Këngëtarja Ellie Goulding u godit me fishekzjarre ndërsa ishte duke performuar në skenë. Pas incidentit shqetësues, ajo ka një përditësim shëndetësor për fansat e saj.

Këngëtarja ishte duke kënduar në Festivalin Victorious në Portsmouth të Anglisë këtë javë, kur u godit nga një fishekzjarre. Ndërsa ajo vazhdoi të këndonte hitet e saj, fansat u shqetësuan nëse fishekzjarri e preku apo jo.

“Për ata që pyesin, jam mirë!”, shkroi Goulding në Instagram Stories. “Fishekzjarri nuk më goditi në fytyrë. Fytyra është e paprekur. Ju dua, faleminderit x”. Kjo vjen disa muaj pasi Goulding shprehu problemet e saj me ankthin gjatë një interviste me PEOPLE.