Joker arrin fitimin prej 1 miliard dollarë

389
Sigal

Filmi “Joker” po arrin përfitime marramendëse, kur kihet parasysh se nuk është një film tradicional me superheronj, duke shënuar kështu një arritje të madhe të studiove Warner Bros dhe DC.

Projekti me Joaquin Phoenixin në rolin kryesor deri të dielën mbrëma ka grumbulluar përfitime totale prej 934 milionë dollarësh (837 milionë euro). Filmi i errët anti-hero i kategorisë R (filmat që nuk mund t’i shikojnë më të rinjtë se 17 vjeç pa shoqërimin e prindërve) që nga fillimi i shfaqjes nisi me thyerjen e rekordeve duke e kaluar edhe filmin “Deadpool”.