Jennifer Aniston tregon se si duket pa grim

246
Sigal

Jennifer Aniston ka treguar në Instagram se si duket pa grim, por edhe si duken flokët e saj para se të vizitojë një parukier.

Aktorja ndau dy foto të reja selfie të enjten në të cilat ajo pozon me një peshqir duke treguar se si duket pasi bën dush.

Ajo fajësoi “lagështinë” për fijet, njësoj si personazhi i Monikës në serialin “Friends”, dhe më pas e shpërndau atë skenë në historinë e saj në Instagram.

Në komentet poshtë fotos, shumëkush e njohu fjalinë nga seriali dhe bën shaka se ajo ende nuk arriti ta kalonte Monikën me kaçurrelat e saj.

Gjithashtu, në përshkrim ajo ka shënuar markën e saj kozmetike, e cila është përgjegjëse për pamjen e saj. Ajo shfrytëzoi rastin për të lavdëruar linjën e saj të re të kujdesit për flokët, LolaVie, e cila u lançua në shtator, me shpresën se kremrat e stilimit do t’i ndihmonin flokët e saj.Aniston është aktualisht në Hawaii ku po xhiron një vazhdim të “Murder Mistery” me Adam Sandler, ku ajri është veçanërisht i lagësht gjë që ka ndikuar edhe në frizurën e saj. Megjithatë, aktorja solli produktet e markës së saj të kujdesit të flokëve për ta ndihmuar.

Ylli i Hollivudit lançoi markën në shtator 2021 dhe një nga produktet e para ishte menduar për krehjen e flokëve me onde si ajo.