Janë në mes të një beteje divorci, por Joe Jonas dhe Sophie Turner fotografohen bashkë

30
Sigal

Joe Jonas dhe Sophie Turner, çifti i famshëm që aktualisht është përfshirë në një betejë të rrëmujshme divorci, duket se janë përpjekur të kalojnë kohë me njëri-tjetrin për hir të fëmijëve të tyre, pasi u panë duke ngrënë drekë së bashku me dy vajzat e tyre. Kjo vjen vetëm disa ditë përpara se aktorja e Game of Thrones të dorëzonte një padi për kujdestarinë e fëmijëve, kundër bashkëshortit të saj, Joe Jonas.

Janë në mes të një beteje divorci, por Joe Jonas dhe Sophie

Sipas TMZ, çifti i ndarë u kap duke drekuar si një familje e madhe të hënën. Fotografitë e siguruara nga media tregojnë aktoren dhe këngëtarin me vajzat e tyre të ulura së bashku në Momofuku Noodle Bar Uptoën në Nju-Jork.

Janë në mes të një beteje divorci, por Joe Jonas dhe Sophie

Media citoi një dëshmitar okular të thoshte: “Nuk kishte shenja telashesh mes çiftit të ndarë”.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse çifti mbërriti së bashku apo veçmas dhe kush i shoqëroi fëmijët nëse nuk ishin bashkë.

Pas daljes së tyre, Sophie ngriti një padi kundër Joe, duke e akuzuar atë për mbajtjen e paligjshme të vajzave të tyre. Joe iu kundërpërgjigj akuzave, duke thënë se ai thjesht po ndiqte urdhrat e gjykatës në Florida. Ligji i Floridas nuk lejon zhvendosjen e fëmijëve në mes të paraqitjes së divorcit.