U quajt ‘zonjë e shëndoshë’, ja përgjigja e Meghan Markle

497
Sigal

Nuk është se dëgjojmë çdo ditë dikë që quan një Dukeshë ‘zonjë e shëndoshë’. Por pikërisht kjo i ka ndodhur Meghan Markle gjatë një vizite më 16 janar në Mayhew, një organizatë për mirëqenien e kafshëve, që përkrahet nga Dukesha.

Por kjo nuk është thënë në kontest të keq, por të ëmbël.

Gjithçka ndodhi kur Markle po përshëndeste disa gra të moshuara që janë vullnetare në organizatë.

Dhe njëra prej tyre i tha: “Sa zonjë e dashur që jeni. Zoti ju bekoftë. Dhe ju jeni një zonjë e shëndoshë.”

Vullnetarja e tha këtë duke iu referuar barkut të madh të Meghan, që është në muajin e gjashtë të shtatëzanisë.

Ndërsa Dukesha shpërtheu në qeshura, duke thënë se e pranon komentin.