“Ishte gabim”, Rihanna u kërkon falje myslimanëve, ja për çfarë bëhet fjalë

310
Sigal

Rihanna ka kërkuar falje pasi ka përdorur një këngë të diskutueshme në shfaqjen e saj të fundit të modës Savage X Fenty.

Ajo u kritikua ashpër për përdorimin e këngës Doom nga artisti Coucou Chloe, që përfshin një tekst mysliman të njohur si Hadith. Rihanna thotë se përdorimi i këngës ishte gabim dhe se nuk do të përsëritet më.

“Unë do të doja të falënderoja komunitetin mysliman për vënien në dukje të një detaji të madh që ishte padashur fyese në shfaqjen tonë. Më e rëndësishmja, do të doja të ju kërkoja falje për këtë gabim të madh, por pa qëllim.

Ne e kuptojmë se kemi lënduar shumë nga vëllezërit dhe motrat tona myslimane dhe unë jam jashtëzakonisht e dëshpëruar nga kjo gjë.

Unë nuk luaj me asnjë lloj mosrespektimi ndaj Zotit ose ndonjë feje dhe e di se vendosja e këngës në projektin tonë ishte plotësisht e papërgjegjshme. Do të sigurohemi që asgjë e tillë mos të përsëritet më. Faleminderit për faljen dhe mirëkuptimin”, përfundoi shfajësimin e saj artistja”, shkroi këngëtarja.

Hadith është pjesë e një koleksioni të teksteve që besohet të jenë fjalët e thëna të Profetit Muhamed.

Pas librit të shenjtë Kurani, Hadithet shihen si disa nga tekstet më të rëndësishme fetare për myslimanët.

Vargu arab i përdorur në këngë është pjesë e një hadithi për ditën e gjykimit.

Kjo nuk është hera e parë që Rihanna akuzohet për pandjeshmëri ndaj Islamit. Në vitin 2013, asaj iu kërkua të linte një xhami në Abu Dhabi pasi pozoi për “fotografi të papërshtatshme”.