Dyshohet se vrau një person në Tiranë, kapet në Greqi shqiptari i dënuar me 23 vjet burg

249
Sigal

Pas një bashkëpunimi Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës është arrestuar në Greqi një shqiptar i dyshuar për vrasje dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në pranga ka rënë Arben Muça, 50 vjeç, banues në Tiranë.

50-vjeçari, në vitin 1998, në Kombinat, Tiranë, në rrugën “Kelmendi”, në afërsi të një bilardoje dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T.

Kështu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Po vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e Muçës drejt vendit tonë.

Njoftimi policisë:

Interpol Tirana

Finalizohet me sukses një tjetër bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës
Falë shkëmbimit të informacionit, lokalizohet dhe vihet në pranga në Lamia, Greqi, një i kërkuar për vrasje në Shqipëri.

Në kuadër të bashkëpunimit mes Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe Interpol Athinës, pas shkëmbimeve të vazhdueshme të informacioneve të grumbulluara nga Departamenti i Policisë Kriminale për vendndodhjen e një të kërkuari për vrasje, i cili fshihej në territorin grek, ditën e djeshme Policia greke, ka finalizuar kapjen dhe arrestimin e shtetasit shqiptar, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë, konkretisht shtetasin Arben Muça, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Ky shtetas, në vitin 1998, në Kombinat, Tiranë, në rrugën “Kelmendi”, në afërsi të një bilardoje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e shtetasit Arben Muça drejt vendit tonë