Anxhelina Hadërgjonaj “djeg” rrjetin me foton e fundit

578
Sigal

Anxhelina, vajza e Albërie Hadërgjonaj është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Ashtu sikurse mamaja e saj, Anxhelina zgjodhi rrugën e muzikës, mirëpo prej vitesh nuk ka sjellë asnjë projekt muzikor.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh tërheq vëmendjen me fotot provokative që ndan me ndjekësit. Bukuroshja, e cila prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është kthyer në Shqipëri ku po shijon disa ditë relaksi në jug të vendit

Sigurisht, nuk ka nguruar të ndajë momente edhe në rrjete sociale, ku së fundmi ajo ka postuar një fotografi teksa pozon e veshur me bikini duke ekspozuar format perfekte trupore.  Komentet nga miqtë dhe fansat kanë qenë të shumta, mes të cilëve bie në sy ai i nënës së saj.