“I thash vetes vendos triko përpara”, Selena Gomez urinoi në pantallona rrugës për në koncertin e Sheeran

413
Sigal

Këngëtarja e njohur, Selena Gomez ka përjetuar një moment të sikletshëm në një prej koncerteve të Ed Sheeran.

E ftuar në një program radiofonik në Mbretërinë e Bashkuar, Selena rrëfyeu se gjatë rrugës për të shkuar në koncertin e Sheeran, ajo pati probleme me urinën dhe tregoi se e bëri në pantallona.

Sipas saj, në rrugë kishte shumë trafik dhe nuk donte që të humbiste koncertin, prandaj e bëri diçka të tillë.

“Ed Sheran performonte në Hollyëood Boël. Unë kisha një problem, le të themi…atje poshtë. Pra, dua të them që ishte hera e parë që më ndodhte. I thashë vetes, ‘Epo mirë, do të vendos një triko përpara’. Shkova në koncert. Vetëm që ta dini se është hera e parë që e them, s’ja kam thënë askujt më parë. Pres të shoh lajmet për këtë”, tha Selena Gomez.

Historia doli në dritë gjatë një loje që drejtuesit e programit radiofonik kishin përgatitur. Ajo duhej të tregonte tri histori, dy gënjeshtra dhe një të vërtetë. Historitë që tregoi qenë këto: Ajo urinoi në pantallona gjatë një koncerti të Ed Sheeran; Famulli i saj 4-vjeçar kishte shkatërruar një dasmë duke rrëmbyer copat e tortës; Luftëtarët i mësuan Selena-s që të gjuante me armë dhe të sulmonte luanët.