Eleni Foureira sërish në Eurovision

457
Sigal

Eleni Foureira është futur në historinë e Eurovision.

Këngëtarja me origjinë shqiptare do performojë në natën finale të festivalit të madh të këngës.

Ajo zuri vendin e dytë me këngën “Fuego”me të cilën prezantoi Qipron në Eurovizionin e vitit të kaluar.

Dhe Eleni ka zbuluar se do jetë sërish në Eurovizion. Por këtë herë për të performuar.
Këngëtarja zyrtarizoi lajmin në një postim në Instagram.

“Është zyrtare. Eleni Foureira do performojë këtë vit në Eurovizion,”-shkruhet në foton e publikuar nga Eleni.

Ndërsa këngëtarja shtoi: “Jam e nderuar të njoftoj se këtë vit do performoj në finale e Eurovision. Mezi prej të përjetoj dhe njëherë live momentet e vitit të kaluar.”

Në natën finale të Eurovision është konfirmuar se do këndojë Madonna dhe për këtë do paguhet plot 1 milionë dollarë.