Humbi në padinë ndaj Johnny Deep, Amber Heard, gati të tregojë gjithçka në një libër

124
Sigal

Amber Heard është në bisedime për të shkruar një libër që tregon gjithçka për të rritur të ardhurat e saj pas humbjes së padisë së saj prej 10 milionë dollarësh për shpifje kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp, thonë raportet.

Një burim i afërt me yllin e “Aquaman” pohoi se aktorja 36-vjeçare nuk ishte ‘në gjendje të refuzonte paratë’.

Lajmi vjen pasi Heard pranoi përmes avokatit të saj se ajo nuk mund të përballojë dëmshpërblimin për Depp më 1 qershor gjatë betejës së tyre për shpifje.

Aktorja që atëherë është parë duke bërë blerje në një dyqan veshjesh të lira në New York, shkruan DailyMail.

“Amber e konsideron karrierën e saj në Hollywood të përfunduar. Ajo tashmë është në bisedime dhe është e emocionuar për këtë. Në këtë pikë, ajo nuk ka asgjë për të humbur dhe dëshiron t’i tregojë të gjitha”, tha një burim për revistën ‘OK’.

Duke folur në intervistën e saj të parë publike javën e kaluar që nga humbja e saj në gjykatë, Heard kishte pohuar se ishte ‘e tmerruar’ duke treguar anën e saj të historisë, ku ajo akuzoi Depp për sulm fizikisht dhe seksualisht gjatë gjithë martesës së tyre të trazuar.