Flet Ariana Grande: Muzika më shpëtoi jetën

445
Sigal

Ariana Grande po përgatitet për turneun e saj Sweetener, që do nisë me 18 mars. Por përpara se të performojë në stadiume, ylli i muzikës pop mori pak kohë për të falenderuar fansat për gjithë mbështetjen që i dhanë gjatë vitit tepër emocional që kaloi.

Në një postim në Instagram këngëtarja shprehu mirënjohjen për miqtë, familjen dhe fansat, të cilët i qëndruan pranë gjatë periudhave të vështira që kaloi.

“Unë vetëm dua të them se sa mirënjohës jam për jetën time, për njerëzit që më rrethojnë, për ngritjet dhe sfidat, për të qeshurat dhe dhimbjet. Unë nuk mund të kuptoj me të vërtetë gjithçka që ka ndodhur gjatë viteve të fundit. Unë nuk e di edhe se ku po shkoj me këtë post, por jam mirënjohës që jam ende këtu,”-shkruajti Grande.

Këngëtarja u përball me shumë sfida të vështira kohët e fundit. Asaj iu desh një kohë e gjatë për të kaluar traumat që përjetoi nga sulmi terrorist në Manchester Arena në maj të vitit 2017, ku mbetën të vrarë shumë fansa të saj. Gjithashtu Ariana i dha fund fejesës së shkurtër me komedianin Pete Davidson, pas vdekjes së ish-të dashurit të saj, reperit Mac Miller.