Elvana nuk shkoi në premierën e filmit, Mamaqi: “Mirë ta bënë që të vunë të dytën”

596
Sigal

Mbrëmjen e sotme, në Pallatin e Kongreseve, po mbahet premiera e filmit të dytë të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”.

Personazhe të njohur të showbiz-it  kanë qenë prezent në këtë event, ndërsa Ermali mbajti fjalimin e tij para të ftuarve.

Aktori falenderoi mikeshën e tij, këngëtaren Elvana Gjata, e cila sipas Ermalit ka një kontribut të barabartë me të në këtë sukses.

Megjithatë, Elvana nuk mund të ishte e pranishme gjatë premierës së filmit “I love Tropoja” për shkak të një tjetër angazhimi të madh.

“Dua të falenderoj një njeri shumë special që ka një kontribut të barabartë me mua për këtë sukses, faleminderit shumë Elvana Gjata.

Elvana Gjata nuk ia doli të vinte sot, sepse kishte një angazhim shumë të madh dhe meqë nuk ia doli, po i them nga kjo skenë: Mirë ta bënë që të vunë dysh!”- tha Mamaqi duke iu referuar vendit të dytë në “Festivalin e RTSH-së”, ndërsa salla shpërtheu nga të qeshurat.