Dy shqiptare në listën e këngëtarëve më të rinj të pasur në Britani

Së fundmi është publikuar lista e Sunday Times Rich List që rendit këngëtarët më të rinj të pasur në Britani.

Dhe mësohet se Rita Ora dhe Dua Lipa nuk janë më konkurente vetëm në muzikë por edhe përsa i përket pasurisë.

Sigal

Rita Ora mban vendin e nëntë me një pasuri prej 20 milion paund ndërsa Dua Lipa në vendin e dhjetë me një pasuri prej 16 milion paund.

Ndërsa në vendin e parë është këngëtari Ed Sheeran ku pasuria e tij pati një rritje prej 40 milion dollarësh që do të thotë e gjithë pasuria e tij kap vlerën prej 200 milion paund.

Më poshtë ju paraqesim listën:

1. Ed Sheeran – £200 million
2. Harry Styles – £63 million
3. Niall Horan – £50 million
4. Little Mix – £48 million
5. Louis Tomlinson – £45 million
6. Liam Payne – £44 million
7. Zayn Malik – £36 million
8. Sam Smith – £33 million
9. Rita Ora – £20 million
=. Stormzy – £20 million
10. George Ezra – £16 million
= Dua Lipa £16 million