Gjermania hap kufijtë me Francën, Austrinë dhe Zvicrën

312
Sigal

Nga kjo e shtunë Gjermania do të hapë kufijtë e saj, shumica e të cilave u mbyllën plotësisht, që nga mesi i marsit për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer tha se rregulloret ende po punohen me disa vende, por në thelb, kufijtë me Francën, Austrinë dhe Zvicrën do të rihapen.

Kufiri me Luksemburgun do të jetë i lirë nga çdo kontroll dhe një zgjidhje e ngjashme po negociohet me autoritetet në Danimarkë, tha ministri Seehofer.

Menjëherë pas këtyre lajmeve policia kufitare hapi pesë pikat e kalimit me Bavarinë dhe Austrinë, shkruan “The Guardian”.

Më parë, qeveria austriake kishte njoftuar se po i hap kufijtë e saj me Gjermaninë, pas një bisede telefonike mes kancelares, Angela Merkel dhe homologut të saj austriak, Sebastian Kurz.

Seehofer tha se kufizimet mund të forcohen përsëri nëse virusi do të dalë jashtë kontrollit. “Kjo është me kusht që përparimi i virusit të vazhdojë të zhvillohet në një mënyrë të menaxhueshme,” tha Seehofer. “Nëse situata përkeqësohet, duhet të reagojmë ndaj kësaj.”

Udhëtimi për në Gjermani nga vendet e treta do të vazhdojë të jetë i kufizuar deri në mesin e qershorit, tha Ministri i Brendshëm.