Tmerri në Itali nuk ka të ndalur! Regjistrohen 743 viktima brenda 24 orëve duke e çuar numrin total në 6820

426
Sigal

Numri i viktimave me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka shkuar në 743 duke e çuar numrin total në 6820.

Numri i personave të infektuar është 69 176. Sot janë regjistruar 5259 raste më shumë. Dy ditët e fundit kishte një rënie të viktimave ku dje ishte 601, por sot është regjistruar dita e dytë më e keqe me 743 viktima.

Pavarësisht shifrave të frikshme me viktima, ekspertët deklarojnë se pozitive është rënia e numrit të infektuarve. Gjatë tre ditëve të fundit ka një ulje të personave që rezultojnë me koronavirus.

Rajoni i Lombardisë ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 402 viktima më shumë. Numri i të infektuarve në këtë rajon është 30 703 e numri i viktimave 4178. Në Itali janë kryer deri më sot gjithësej 296 964 tampone.

Rajoni më numrin më të pakët të pacientëve është rajoni i Molises me 73 raste e 8 viktima.

Rajoni i Bazilikatës vazhdon të mos ketë asnjë viktimë me koronavirus e 92 persona pozitive me COVID -19.

Mbi 1000 raste me koronavirus janë regjsitruar deri më tani në rajonin e Puglias