E thonë studiuesit/ Ja cilat janë 10 përfitimet shëndetësore të çokollatës së zezë

82

Nëse jeni adhurues i ëmbëlsirave, me siguri do të kërceni nga gëzimi pas marrjes së këtij lajmi të mirë: studimet më të fundit tregojnë se konsumatorët e rregullt të çokollatës kanë zakonisht një koeficient më të ulët yndyre në trup.

Por, ndërkohë që thuhet se çokollata ndihmon për të pasur një trup të shëndetshëm, nuk është vërtetuar ende ndonjë lidhje mes ngrënies së çokollatës dhe humbjes së peshës.

Jo të gjitha çokollatat kanë të njëjtën përmbajtje. Çokollatat e zeza mund të jenë me fruta, por dhe versionet e hidhura mund të kenë kalori, yndyrë dhe sheqer. Një sasi e vogël çokollate e ngrënë rregullisht është pa dyshim një zakon i mirë. Hidhuni një sy të mirave shëndetësore që vijnë nga konsumi i çokollatës…

1.Çokollata mbron nga hemoragjia cerebrale 

Nga një studim suedez i vitit 2011, rezultoi se femrat që konsumojnë më shumë se 45 gramë çokollatë në javë kanë 20% më pak mundësi të preken nga hemorragjia cerebrale sesa femrat që konsumojnë më pak se 9 gramë çokollatë.

2.Çokollata përmirëson funksionimin e zemrës 

Një nga arsyet përse çokollata e zezë është veçanërisht e shëndetshme për zemrën është aftësia e saj për të luftuar inflamacionin. Kjo redukton dhe rreziqet kardiovaskulare.

3. Çokollata të ngop

“Duke qenë e pasur me fibra, çokollata e zezë ju ngop më shpejt, kështu që ju do të hani më pak”. Kështu shkruan dr. David Katz, themelues e drejtor i qendrës kërkimore “Prevention”, në Universitetin e Yale-i.

4.Çokollata lufton diabetin 

Nga një studim italian i vitit 2005, rezultoi se ngrënia e rregullt e çokollatës rrit prodhimin e insulinës, duke reduktuar kështu rrezikun e diabetit.

5.Çokollata mbron lëkurën

Harrojini ato që keni dëgjuar se çokollata ju shkakton akne. Çokollata e zezë në fakt ju bën mirë për lëkurën. Antioksidantët flavonoidë që gjenden te çokollata e zezë, ju ofrojnë mbrojtje nga rrezet ultravioletë të diellit. Por kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga kremi mbrojtës.

6.Çokollata qetëson kollën Nuk ju ndalet kolla? Një përbërës i çokollatës i qua¬jtur theobromine redukton aktivitetin e nervit vagus, asaj pjese përgjegjëse të trurit që aktivizon kollën. Në fund të vitit 2010, BBC raportoi se shkencëtarët po përgatisnin nxjerrjen e një ilaçi që përmbante theobromine, për të zëvendësuar shurupet që përmbanin kodeinë dhe që japin efekte anësore.

7.Çokollata përmirëson humorin

Nuk mund ta mohoni që ngrënia e ëmbëlsirave ju bën të ndiheni mirë. Shijimi i ushqimit është pjesë e kënaqësive të jetës, thekson redaktorja e “HuffPost Healthy Living”, Dr. Patricia Fitzgerald. Konsumuesit e çokollatës gjithashtu raportojnë se ndihen më pak të stresuar.

8.Çokollata përmirëson qarkullimin e gjakut

“Kakaoja ka aftësi antikoaguluese, hollon gjakun dhe ka efekte të ngjashme me aspirinën”, shkruan doktoresha Fitzgerald. Kjo ndihmon në presionin dhe qarkullimin e gjakut.

9.Çokollata forcon shikimin

Duke qenë se çokollata përmirëson presionin e gja¬kut, veçanërisht drejt trurit, studimet në universitetin “Reading” hedhin hipotezën se ajo rrit gjithashtu presionin e gjakut drejt retinës, duke e bërë shikimin më të qartë.

10 .Çokollata të bën më inteligjent 

Rritja e presionit të gjakut që shkon drejt trurit, i shkaktuar nga flavanoli që ndodhet në kakao, duket se i bën njerëzit të ndihen më inteligjentë dhe, sipas një studimi britanik, përmirëson aftësitë përllogaritëse.