Ermal Mamaqi përgjigjet se sa e ka rrogën

458
Sigal

Një nga kuriozitetet më të mëdha të publikut është që të dinë sesa paguhen personazhet që punojnë në media? Radha i erdhi Ermal Mamaqit i cili përballë kësaj pyetjeje në “E Diell” e shpjegoi kështu rrogën e tij.

“Unë kam disa rroga. Këto ndahen në të ardhura pasive si përshembull dhënia me qira e një apartamenti, që do të thotë se t’i nuk punon për to, dhe të ardhura aktive që ti punon dhe merr një rrogë në fund të muajit. Në momentin kur të ardhurat pasive janë më të mëdha se shpenzimet e tua, atëherë ti mund të pushosh nga puna bosin tënd”, deklaroi Mamaqi.

Duket qartë që Mamaqi e shmangu përgjigjen dhe këmbënguljes për ta mësuar konkretisht rrogën e tij, ai iu përgjigj:

“Kjo është pyetje tipike shqiptarësh. Ku po shkon dhe sa e ke rrogën janë karakteristikë e kombit tonë aq sa edhe të huajt çuditen me ne për këtë pjesë”.

Sipas disa informacioneve të pakonfirmuara, Ermal Mamaqi është ndër më të paguarit e ekranit shqiptar. Të ardhurat nga paga dhe reklamat shkojnë nga 380-400 mijë euro në vit. Pa harruar këtu edhe biznesin që ka me bashkëshorten e tij, Amarda Toska.