E ulur mbi ‘bishën’ e zezë, Genta Ismaili tregon dhuratën luksoze që i bëri biznesmeni turk: Jeta është e bukur!

458
Sigal

Disa kohë më parë këngëtarja Genta Ismaili bëri publike lidhjen e saj me biznesmenin turk të quajtur Hasan.

Për të bërë publike lidhjen e me të, Genta u tregoi gjithë ndjekësve të saj në Instagram disa foto e video ku dukej surpriza që i dashuri kishte bërë për të.

Një prej tyre ishte shkrimi i “Genta të dua” në Urën e Bosforit.

Tanimë biznesmeni i ka dhuruar një makinë supërluksoze tip “Range Rover” dhe bashkë me të një tufë me trëndafila të kuq.

“Jeta është e bukur”, shkruan Genta në foton që ka postuar.