E tëra në të zeza, Kida së shpejti me një projekt të ri

1017
Sigal

Ditë më parë, artistët e njohur Kida dhe Mozzik paralajmëruan bashkëpunimin e tyre të ri. Të njëjtit duket se po sjellin pjesën tjetër e hitit të tyre të dikurshëm “Premtimet”, të cilin e realizuan gjatë kohës kur ishin në grupin “On Records”. Sidoqotë, Kida po vazhdon të sjellë në rrjetet sociale pamje nga xhirimet e klipit të saj të ri. Ajo ka ndarë fotografi të reja me ndjekësit e saj, në të cilat ka arritur të rrëmbejë vëmendje të madhe me pozat atraktive. E veshur në lëkurë dhe në të zeza, Orhidea Latifi (emri i vërtetë i Kidës) ka befasuar fansat me ndryshimin e saj të ri. Pamja e Kidës po pëlqehet dhe po komentohet mjaft shumë edhe në rrjetet sociale, ku edhe posedon ndjekës të shumtë. Përndryshe, kënga e dyshes së famshme të showbizit publikohet më 3 korrik.

Image