Dua Lipa këndon kolonën zanore të James Bons, ja përgjigjja e këngëtares

383
Sigal

Kolona zanore e filmit të ri të James Bond është një marrëveshje e madhe. Dhe tashmë kanë nisur spekulimet se kush do e këndojë.

Dua Lipa është një nga emrat më të përmendur, madje më të preferuar për të kënduar kolonën zanore të filmit të pestë dhe të fundit të Daniel Craig si agjent sekret.

Filmi është vendosur të publikohet në vitin 2020, kështu që ka akoma kohë për të regjistruar këngën.

Pas thashethemeve se Dua ka nisur regjistrimet, këngëtarja është përgjigjur se nuk iu është bërë akoma një ofertë e tillë.

Duke folur për Capital Breakfast, ajo tha se do ishte nder për të nëse do përzgjidhej për të kënduar këngën e Bond.

“O zot i madh. Do e dëshiroja shumë këtë gjë. Është më të vërtetë një mrekulli të punosh në një film kaq të jashtëzakonshëm. Është një nder, por do të shohim,”-tha Dua. “Nuk më është kërkuar kjo gjë, por absolutisht që do të doja ta bëja.”

James Bond ka pasur kolona zanore të ndryshme për çdo film dhe këngëtarët e përzgjedhur në filmat e mëparshëm janë Adele, Sam Smith Madonna, Tina Turner, Tom Jones dhe Shirley Bassey.