Dua Lipa heq dorë nga flokët brunë dhe duket një yll!

40
Sigal

Dua Lipa i bashkohet gocave që këtë vjeshtë, kanë lyer flokët në ngjyrë të kuqe. Këngëtarja e hitit “Levitating” ka qenë paksa e shkëputur nga rrjetet sociale dhe të enjten, krejt papritur fshiu të gjitha fotot e saj. Por, postoi flokët e rinj dhe duket një yll.

Dua pyeti ndjekësit nëse ia ndjenin mungesën, ndërkohë që pozonte me një makeup minimal.

Këtë vjeshtë, gocat po bëjnë namin me flokët e kuqe dhe në një ton të ngjashëm me Duan, i ka lyer flokët më parë edhe Emily Ratajkowski.