Do të kesh fizikun e Victoria Beckham? Provo këtë recetë

40
Sigal

Victoria Beckham ka ndarë me ndjekësit recetën e saj (sekrete) të lëngut që pi çdo mëngjes, bashkë me David Beckham.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku shihen duart e ish-futbollistit që përgatit lëngun, mësojmë edhe përbërësit: Brokoli, kastravec, spinaq, selino, limon, xhenxhefil dhe lime, të cilat, të renditura në pjatë, të prera dhe gati për t’u bërë bashkë, krijojnë recetën.

Do të kesh fizikun e Victoria Beckham? Provo këtë recetë

Për të zbutur efektin e lëngut që të mos jetë me shije të athët, Victoria tregon se në recetë do të shtojë edhe mollë, avokado dhe dardhë. Para se të zbulonte recentën e lëngut të perimeve dhe frutave, ish-anëtarja e Spice Girls, tha se çdo mëngjes esëll pi edhe 2 lugë gjelle me uthull molle.

Do të kesh fizikun e Victoria Beckham? Provo këtë recetë

Ndërsa pak ditë para këtyre postimeve, ajo tregoi edhe një tjetër sekret (shumë bujare Victoria): Lëngu i shëndetshëm, i realizuar në kushte shtëpie, me përbërës: xhenxhefil, piper të zi, limon dhe tumerik. Ajo e pi pas stërvitjes.

Duke marrë parasysh fizikun e kuruar dhe linjat e Victorias, publiku gjithmonë e ka ndjekur me kërshëri çdo këshillë të saj. Megjithatë, theksohet se për përdorimin e secilës prej këtyre recetave, mirë është të konsultoheni me një specialist mjek ose nutricionist.