Disa njerëz i bëjnë ëndrrat realitet dhe të tjerët jo – ja pse, sipas Warren Buffett

37
Sigal

Warren Buffett ka frymëzuar jo pak njerëz në botë për strategjitë në biznes. Disa strategji të mënyrës sesi ai funksionon në sipërmarrjet e tij, por edhe në përditshmëri janë bërë të ditura përmes intervistave të ndryshme.

Në fakt, mesazhet e Buffett i adresohen kategorive të njerëzve që kanë synime në jetë, e që duan t’i përmbushin duke u nisur nga shembulli i tij personal.

Gjëja kryesore sipas Warren është që të veproni çdo ditë me disiplinë dhe përkushtim. Por, cilat janë tri strategjitë që i ndajnë individët në ata që duan sukses dhe arritje të synimeve profesionale dhe ata që thjesht ëndërrojnë.

#1: Dallimi midis njerëzve të zakonshëm dhe atyre vërtet të suksesshëm është se këta të fundit thonë “jo” pothuajse për çdo gjë. Njerëzit e suksesshëm dinë t’i japin prioritet gjërave që duhen dhe atyre që janë thjesht punë, por që nuk e çojnë përpara misionin e suksesit. Duke pasur një qasje më selektive, ata dinë të përqendrojnë kohën dhe energjinë në përputhje me vizionin dhe qëllimet e tyre.

#2: Integriteti është një aspekt i panegociueshëm në kompanitë e Buffett, saqë ai zotohet të punësojë vetëm njerëz që e zotërojnë atë. Në punë, drejtuesit mund të ndeshen shpesh me individë të përqendruar te vetja, që mund të manipulojnë të tjerët për përfitime personale, duke devijuar kësisoj frymën në grup të kompanisë. Prandaj, është kaq i nevojshëm integriteti si kriter.

#3: Sipas Warren, çelësi i suksesit është të shkosh në shtrat pak më i ditur se një ditë më parë, atë që ai e quan formula Buffett. Lexo 500 faqe çdo javë. Qëllimi i formulës së Buffett është të bëni çfarëdo përparimi që mundeni duke mësuar gjëra të reja dhe duke përmirësuar jetën çdo ditë.