Sigal

Fiori Dardha gjithmonë ka preferuar të qëndrojë brenda kornizave të thjeshtësisë, pa ekzagjerime në pamjen e saj. Këtë ja kërkon dhe profesioni, megjithatë edhe në përditshmëri moderatorja zgjedh të qëndrojë e njëjtë. Pavarësisht se shumë e thjeshtë, Fiori bie në sy për një stil mjaft unik, sidomos në përzgjedhjen e fustaneve. Nuk vishet çdo ditë me fustane, por mund të themi se në garderobën e saj ka shumë të tillë. Në fotografitë e Fiorit vihet re se ka një shumëllojshmëri ngjyrash dhe modelesh fustanesh. Të shkurtër ose të gjatë, me stil çupëline ose si të një zonje të vërtetë, moderatorja i ka provuar të gjitha llojet e fustaneve. Pavarësisht se shumë vajza thonë se jo çdo prerje mund të qëndrojë bukur në trup, për Fiorin nuk është e vërtetë. Nëse nuk i parapëlqeni shumë fustanet, me siguri pasi të shikoni këto foto të moderatores do të gjeni një model që u përshtatet dhe do të filloni të jeni ‘fanse’ e tyre.