Zbulon më shumë seç duhet, aktorja egjiptiane rrezikon burgun

284

Një aktore egjiptiane u padit për skena të pahijshme gjatë parakalimit në tapetin e kuq në një festival filmi në Kajro. Veshja provokuese dhe transparente e Rania Youssef i zbulonte këmbët më shumë se ç’duhet.

Seanca gjyqësore, që pason një seri denoncimesh të ardhura nga prokuroria, është parashikuar për datën 12 Janar 2019. Sipas kodit penal në Egjipt, aktorja 45-vjeçare rrezikon deri në 5 vite burg shkruan Bbc.

Vitin e kaluar një gjykatë egjiptiane burgosi këngëtaren Shaimaa Ahmed për dy vjet, duke ia reduktuar më vonë dënimin në një vit, për shkak të shfaqjes së saj me veshje intime në një video muzikore, ndërsa po hante një banane.

Ndërkohë, në janar të 2018-ës prokurorët arrestuan një tjetër këngëtare, Laila Amer, pas videos së saj muzikore, duke treguar vallëzimin e saj dhe duke bërë veprime të cilat shkaktuan mjaft polemika.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri