Çifti i njohur i artistëve bëhen prindër për herë të parë

387
Sigal

Klea Huta dhe Elgid Doda bënë me dije se janë bërë prindër për herë të parë. “Pak nga pak po ne po formojmë pazëllin e jetës sonë. Të dua Klea,” shkroi Elgiti duke zbuluar edhe emrin e bebushit.

Djali i tyre quhet Krid. Po të njëjtën foto shpërndau edhe Klea, me mbishkrimin “Të dashurojmë Krid. 04/06/2020”.

“Faleminderit Elgit, dashuria e jetës sime, shoku im i jetës, e ardhmja ime, familja ime. Të dua sa s’ta them dot me fjalë. Faleminderit që ekziston.”- shtoi ajo.