“Çfarë nuk do bëja për një përqafim tëndin”, Emina Cunmulaj i prek të gjithë me fjalët e saj për nënën

357
Sigal

Modelja Emina Cunmulaj ka treguar shpesh me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet e saj sociale lidhjen e ngushtë që ka patur me nënën e saj, e cila për fat të keq është ndarë nga jeta shumë vite më parë, por dhimbja për vdekjen e nënës nuk është shuar tek ajo. 

Së fundmi, modelja ka postuar një status në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory e cila ka shprehur disa fjalë të ndjera për mallin që ka për nënën e saj.

“Sekonda, minuta, orë, ditë, javë, muaj, vite kanë kaluar kaq shpejt por akoma ndjej sikur një ditë do trokasësh në derën time dhe të më thuash që e gjitha ishte një shaka e keqe. Kam mësuar si të jetoj pa ty, por dhimbja në zemrën time nuk po bëhet më e lehtë. Më mungon kaq shumë dhe do bëja gjithçka për një përqafim tëndin. Derisa të takohemi sërish mami”- ka shkruar modelja, Emina.