Iliri i dërgon puthje Arjolës nga “BBV”, aktorja surprizon me veprimin ndaj bashkëshortes së balerinit

194
Sigal

Tani që Arjola nuk është pjesë e finales së madhe, Shaqiri herë pas here e kujton atë dhe duke iu drejtuar kamerave shprehet: “Arjola motra, më mungon zëri yt”.

Lidhur me përshëndetjen e sotme ka reaguar aktorja duke ka postuar në “Instastory” një imazh ku Iliri shfaqet me foton e saj në dorë.

“Shpirti i motrës”, shkruan aktorja e njohur në postimin e saj, ku gjithashtu ka lënë edhe numrat e telefonit me të cilët publiku mund të votojë balerinin e njohur që të jetë fituesi i BB VIP.

Vëmendje në këtë postim mori edhe etiketimi që i kishte bërë bashkëshortes së Ilirit, Emanuela Morini, të cilës i kishte bashkëngjitur emojin me kurorën e mbretëreshës.