“Autochthonous” përfundon në “Instagram”-in me 48 mln ndjekës të Dua Lipës!

394
Sigal

Kosovës nuk i ka munguar asnjëherë mbështetja nga shqiptarët që ndodhen jashtë trojeve të Shqipërisë, të cilët kurrë nuk e kanë mohuar origjinën dhe përkrahjen ndaj vendit të të parëve të tyre, pavarësisht sa kanë arritur në karrierë.

Shembulli më konkret janë shqiptaret Rita Ora dhe Dua Lipa. Edhe pse ato janë dy nga këngëtaret më të famshme në të gjithë botën, kurrë nuk kanë harruar origjinën e tyre.

Së fundi, një peticion ka nisur në internet drejtuar kompanisë së famshme Apple, ku i bëhet thirrje të përfshijë Kosovën në hartën e saj.

“Apple ne jepni përgjigje! Vendoseni Kosovën në hartë, vendoseni Palestinën në hartë”, shkroi Dua Lipa në Instagram. Nuk vonoi shumë dhe të njëjtën gjë bëri edhe Rita Ora.

Por, Dua nuk u ndal këtu dhe mbrëmjen e së dielës, flamurin “Autochthonous”, i cili u ngrit në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e postoi në llogarinë e saj të “Instagram”-it, atje ku ndiqet nga më shumë se 48 milionë persona nga mbarë bota.