Olimpiada e Dimrit, Denni Xhepa e rendit Shqipërinë në vendin e 28

263
Sigal

Për herë të parë Shqipëria ka arritur të marrë një vend dinjitoz në një Olimpiadë Dimërore dhe për më tepër në ski.

Të përfaqësuar në eventin më të madh të vitit si Olimpiada në Pekin, skiatori kuqezi është renditur në vend të 28 në botë, një rezultat shume i mirë që Shqipëria se ka arritur asnjëherë.

Skiatori kuqezi garoi në Sllallomin e Olimpiadës teksa në manchin e parë u rendit i 34-ti ndërsa në të dytin e përmirësoi shumë kohën duke siguruar vendin e 28 në renditje mes 88 vendeve pjesëmarrëse.

Një rezultat inkurajues që premton shumë duke qenë se skiatori kuqezi është dhe garues Under 20, dhe të ardhmen e ka ende përpara.