Cameron Diaz bëhet nënë për herë të dytë në moshën 51-vjeçare

23
Sigal

Aktorja e njohur Cameron Diaz dhe burri i saj muzikant, Benji Madden, janë “të bekuar dhe mirënjohës” që kanë mirëpritur në familjen e tyre një djalë, Cardinal Madden.

Çifti njoftoi ardhjen e djalit në një postim në Instagram, të premten.

“Ai është i mrekullueshëm dhe ne jemi të gjithë shumë të lumtur që është këtu. Për sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve, nuk do të postojmë asnjë foto”,- tha në postim, duke shtuar se Cardinal është “me të vërtetë i lezetshëm”.

“Ndihemi të bekuar dhe mirënjohës”,- thuhej në postimin që përfshinte një ilustrim me fjalët “Një zog i vogël më pëshpëriti”.

Diaz dhe Madden janë prindër të një vajze, Raddix, e cila erdhi në jetë në vitin 2020. Ata thanë në atë kohë se nuk kishin në plan të shpërndanin më shumë foto apo detaje për të mbrojtur privatësinë e familjes së tyre.

Diaz tha për “CBS News” në vitin 2022 se mori një “pauzë” nga aktrimi për t’u fokusuar në projekte të tjera, por kryesisht për të shijuar të qenit nënë për vajzën e saj, atëherë 2-vjeçare. Ajo tha se mëmësia “i ka ndryshuar patjetër” dhe i pëlqen ta shikojë vajzën e të përjetojë diçka të re për herë të parë.

Diaz u martua me Madden, anëtar i grupit “Good Charlotte”, në fillim të vitit 2015.