Bora Zemani ndan foton me nënën, prek me dedikimin e saj

1280
Sigal

Bora Zemani është një nga moderatoret më të përfolura në show bizin shqiptar për sa i përket jetës së saj private dhe atë profesionale.

Pas ndarjes së bujshme nga Dj Vin Veli, ajo u përfol edhe për një histori dashurie me aktorin e njohur Donald Veshaj.

Nuk janë të pakta rastet kur Bora publikon në mediat sociale dhe veçanërisht tregon sesa e lidhur është me familjen e saj.

Pak kohë më parë ka publikuar një fotografi me babain për të cilin bëri një tatuazh në shpatull.

Këtë herë duket se e ka pasur rradhën nëna dhe Bora prek me fjalët e saj dhe me urimin e bukur:

“E bukura ime ka ditelindjen sot! Je gjithcka per mua… shoqja, motra, mami im! Energji e bukur, shpirt i qeshur… jam me fat qe te kam ne jeten time! Sado te rritem dhe edhe pse sot jam nene vete, prap kam nevoje per mamin tim, njesoj, si ne keto foto! Te dua ma! Edhe 100 vite te bukura per ty.” shkruan Bora.