Elvana Gjata publikon foto me familjen, ja mesazhi që jep

306
Sigal

Këngëtarja Elvana Gjata, një nga këngëtaret më të njohura në Shqipëri, është shpesh aktive në rrjetet sociale, ku ndan foto nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja, ndau një foto në InstaStory, ku dukej në shoqërinë e të dy prindërve, teksa bënin një shëtitje.

Elvana, bashkë me foton, ndau një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj.

“Të shtrenjtët e mi, në këto kohë të vështira, qëndroni sa më pranë familjes tuaj dhe gëzohuni me ta…” shkruan Elvana poshtë fotos me prindërit.

Me sa duket, këngëtarja, në këto kohë pandemie, ka vendosur të kalojë kohë me familjen, duke lënë pas projektet muzikore.