Emanuela flet për momentin kur Iliri shkoi në skenën e “BBVIP” pas fitores: Po përpiqej të gjente vajzën

Emanuela Morini, bashkëshortja e fituesit të Big Brother VIP, Ilir Shaqirit ka rrëfyer se si e përjetoi rrugëtimin e bashkëshortit të saj, por edhe ditët e para me të pas daljes nga shtëpia.

Në një intervistë për emisionin “Breaking”, ajo u shpreh se ende nuk e ka kuptuar që përfundoi.

“Në realitet ende mallëngjehem, ende nuk e kam kuptuar mirë që përfundoi, ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm. Momenti kur unë e takova brenda shtëpisë ishte një surprizë e rëndësishme sepse unë i theksova, i thashë që do e ndjek kudo, qoftë dhe në kthimin në Shqipëri. Ishte një rrugëtim i vështirë për mungesën e familjes, por ajo që më bëri përshtypje më shumë, ishte momenti kur doli dhe po përpiqej të gjente vajzën. Pasi nuk e gjeti ishte i shqetësuar për të më pyeti ku është”, tha Emanuela.

Sigal