Stuhia “Franklin” lë pa drita më mijëra banorë në Britaninë e Madhe, transporti publik në kaos

147
Sigal

Stuhia Franklin ka goditur Britaninë e Madhe që prej mbrëmjes së djeshme duke sjell përmbytje në shumë zona të vendit.

Ndërkohë me mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e stuhisë Franlin, e treta brenda një jave.

Transporti publik është futur në kaos mes paralajmërimeve për qytetarët që të mos udhëtojnë.  Më shumë se 450 paralajmërime dhe alarme për përmbytje u lëshuan në orët e fundit.

Kjo përfshinte dy paralajmërime të rënda për përmbytje ku kishte rrezik për jetën në lumin Mersey në East Didsbury dhe në West Didsbury dhe Northenden.

Manchester dhe Derbyshire ishin disa nga zonat më të prekura nga përmbytjet pasi lumenjtë lokalë dolën nga shtrati dhe rrugët u përmbytën.