Bora Zemani dhe Donald Veshaj do rikthehen me njëri-tjetrin? Flet Semi Jaupaj

305
Sigal

Semi Jaupaj, shoqja e ngushtë e Bora Zemanit ka deklaruar se kjo e fundit dha një sinjal të madh në momentin që pranoi ta takonte Donaldin, me të cilin shkëmbeu edhe puthjen në buzë. Sipas saj, Donaldi nuk kishte nevojë për sinjal tjetër sepse ishte e dukshme ndjenja.

“Sinjali më i madh ishte që erdhi, dhe fakti që erdhi pavarësisht se jo për atë, por pranoi ta takonte tregonte shumë. S’besoj se duhet të kishte sinjal më të madh për të treguar dashurinë që kishte. Se Bora nuk bënte gjë publike”, deklaroi Semi në Post Big Brother VIP.

Ndërsa për një rikthim të mundshëm mes tyre, Semi tha: “Nuk ka shpresa.”

Kujtojmë se marrëdhënia e Borës dhe Donaldit ishte kryefjala e këtij “Big Brother VIP”, deri në momentin që aktori krijoi një lidhje dashurie me Beatrix. Mirëpo, pas përfundimit të këtij reality show ata u ndanë dhe Donaldi fshiu çdo postim në lidhje me Beatrix, por ato me Bora Zemanin vazhdon ti mbajë ende.